Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Kosovari i dënuar për terrorizëm 'mbrohet' me vargje kuranore


Gjykate amerikane

Gjykate amerikane

Një emigrant nga Kosova, që aktualisht po vuan dënimin me burg nën akuzat për komplot terrorist në SHBA, ka lexuar vargje kuranore para jurisë dhe zyrtarëve të një gjykate federale në fillim të procesit të ti të ri mbi akuzat se ka bërë komplot për heqjen e kokës së dëshmitarëve të qeverisë, njofton agjencia e lajmeve AP.

Hysen Sherifi ka lexuar vargje fetare në gjuhën arabike dhe ua ka shpjeguar jurisë kuptimin e tyre në anglisht.

Ai nuk iu ka kundërvënë shumë akuzave të qeverisë kundër tij. Sherifi, 28 vjeçar, nuk ka angazhuar avokat dhe mbrohet vetë.

Autoritetet thonë se Sherifi është përpjekur që të punësojë një person, i cili kishte rekrutuar të vëllanë e tij dhe një ish mësues 47 vjeçar për t’ua hequr kokën dëshmitarëvë në procesin gjyqësor të tij.

Sherifi është dënuar në vitin e kaluar me 45 vjer burg nën akuzat për komplot ndaj një baze të Marinës në Kuantiko të Virxhinisë dhe për caqe tjera jashtë vendit.
XS
SM
MD
LG