Ndërlidhjet

Lavrov takon opozitarët sirianë


Sergei Lavrov

Sergei Lavrov

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov e ka zhvilluar një takim të rrallë me një figurë të lartë të opozitës.

Lavrov tha se është takuar me ish kryeministrin e Sirisë Riad Hijab në Aman.

Hijab ka dezertuar në Jordani në muajin gusht.

Lavrov tha se ka dëshiruar të marrë informacione të dorës së parë se si opozita e sheh zgjidhjen në konflitin sirian.

Agjencia shtetërore e lajmeve e Sirisë, ndërkohë, raportoi të martën se “terroristët” e kanë qëlluar për vdekje të vëllanë e kryetarit të parlamentit sirian.

SANA tha se Muhammad al-Laham është vrarë në Damask derisa po ngiste makinën drejt punës.

Ky ishte rasti i fundit në serinë e sulmeve kundër zyrtarëve sirianë, oficerëve ushtarakë dhe mëbshtetësve të shuqra të regjimti të presidneti Bashar al-Assad.
XS
SM
MD
LG