Ndërlidhjet

Rompuy: Azia dhe Evropa gjenden në të njëjtën varkë


Herman Van Rompuy
Herman Van Rompuy
Liderët aziatikë dhe evropianë kanë tërhequr vërejtjen të martën në një takim joformal mbi pasiguritë “thelbësore” me të cilat përballet ekonomia globale.

Presidenti i Këshillit Evropian, Herman Van Rompuy ka theksuar në fund të samitit dyditësh joformal, ASEM, se “Azia dhe Evropa gjenden në të njëjtën varkë”.

Gjithashtu në deklartën përfundimtare thuhet se “ekonomia evropiane do të rimëkëmbet gradualisht”.

ASEM bën bashkë 49 shtete të Azisë dhe të Evropës, bashkë me Komisionin Evropian dhe Sekretariatin e Asociacionit të vendeve të Azisë Jug-Lindore, që përbëjnë 60 për qind të tregtisë botërore.

Takimi u zhvillua në kohën kur Evropa po vuan nga kriza e eurozonës, ndrsa ekonomitë aziatike po rriten, por më ngadalë se më parë.
XS
SM
MD
LG