Ndërlidhjet

logo-print

KE shpreh keqardhje për vdekjen e Lirak Bejkos


Tirana...

Tirana...

Komisioni Evropian ka shprehur keqardhjen për vdekjen e Lirak Bejkos, ish të përndjekurti politik të Shqipërisë, i cili i vuri zjarrin vetes në shenjë proteste ndaj moszbatimit të kërkesave për kompensim të ditëve të kaluara në burg.

Bejko ndërroi jetë para disa ditësh si pasojë e djegieve të mëdha që ia shkaktoi vetes.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian ka kërkuar që çështja e ish të përndjekurve politikë në Shqipëri të zgjidhet përmes dialogut.

“Ripërsërism se është tepër e rëndësishme që të shkurajojmë aktet e tilla si vetëdjegia përmes një dialogu në mes të autoriteteve dhe shoqërisë civile, në mënyrë që të adresohen dhe zgjidhen çështjet e ngritura nga ish të përndjekurit politikë dhe kjo duhet të ndodhë në kuadër të legjislacionevee të vendit, duke i resepktuar ato”, u shpreh Peter Stano.

Ish të përndjekurit politikë kanë qëndruar për më shumë se 30 ditë në grevë urie në Tiranë.

Rreth 100 mijë shqiptarë jabë vrarë, burgosur ose janë dërguar nëpër kampe pune nën sundimin e Enver Hoxhës, i cili drejtoi vendin me një grusht të hekurt per pothuajse gjysmë shekulli.
XS
SM
MD
LG