Ndërlidhjet

Daçiq: Takimi me Thaçin, jo spektakular


Hashim thaçi, Ivica Daçiq
Hashim thaçi, Ivica Daçiq
Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq thotë se nesër në Bruksel nuk do të flitet për njohjen e Kosovës, ndërkohë, që po sot, edhe kryeministri kosovar Hashim Thaçi, ka thënë se statusi nuk do flitet as nesër dhe asnjëherë me Serbinë.

Daçiq ka thënë se Serbia, nuk do ta ndryrshojë qëndrimin ndaj Kosovës.

“Absolutisht, është e pamundur që Serbia ta njohë pavarësinë e tillë të shpallur të Kosovës”, ka thënë Daçiq.

Ai ka thënë se Thaçi mund të deklarojë “çka të dëshirojë”.

“Nuk kemi asgjë kundër që të flasim për normalizimin e plotë të marrëdhënieve dhe kjo nënkupton marrëveshje dhe kompromis me Serbinë”, ka thënë Daçiq.

Ai ka theksuar se takimi i nesërm me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Catherine Ashton dhe kryeministrin e Kosovës, i dyti me radhë, nuk është i jashtëzakonshëm.

“Ky nuk është kurrfarë takimi spektakular, është pjesë e asaj për të cilën jemi pajtuar, që të vazhdojmë dhe që vazhdimisht të bëjmë dialog, që të flasim hapur për çështjet e hapura”, u shpreh Daçiq.
XS
SM
MD
LG