Ndërlidhjet

BE kërkon nga Ukraina adresimin e ankesave zgjedhore


Catherine Ashton

Catherine Ashton

Shefja për Politikë të Jashtme e BE-së, Catherine Ashton i ka kërkuar Ukrainës që të merret me ankesat e opozitës në lidhje me rezultatet e zgjedhjeve parlamenatre të muajit të kaluar. Zëdhënësja e saj, Maja Kocijancic, tha se BE inkurajon qeverinë dhe opozitën që “adresojë këtë çështje”.

Opozita e Ukrainës dëshiron rinumërim të pjesshëm të votave në 13 distrikte zgjedhore.
Zyrtarët e zgjedhjeve kanë ofruar rivotimin në 5 ditrikte.

Lideri i opozitës Arseniy Yatsenyuk e ka hedhur poshtë këtë ofertë, duke thënë se opozita dëshiron rinumërim dhe jo rivotim.

Rreth 1 mijë e 500 mbështetës të opozitës kanë protestuar para zyrave të Komisionit Qendror Zgjedhor të hënën.

Liderët e opozitës akuzojnë zyrtarët zgjdhor se në zgjedhjet e 28 tetorit kanë bërë keqpërdorim, që ka shkuar në favor të partisë në pushtet të presidentit Viktor Yanukovych.
XS
SM
MD
LG