Ndërlidhjet

Amerikanët në votime për të zgjedhur presidentin e ardhshëm të SHBA-së, nuk e përcaktojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë kandidatin që do të shkojë në Shtëpinë e Bardhë.

Dhjetëra miliona amerikanë votojnë për formimin e “Kolegjit Zgjedhor” të përbërë nga 538 anëtarë.

Secili nga 50 shtetet dhe Uashingtoni ka një numër të caktuar të delegatëve, varësisht nga popullsia.

Kalifornia, me popullatën më të madhe i ka 55, ndërsa kryeqyteti i SHBA-së, vetëm 3 delegatë.

Për të fituar, një kandidati i duhen shumica e këtyre votave - 270.

Kolegji Elektoral është kundërthënës, sepse mund ta shpërblejë me presidencë ndonjë kandidat, i cili në votën kombëtare radhitet i dyti.

Ndiqni në kohë reale rezultatet e zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara. Klikoni në hartën interaktive për të parë se sa vota ka marrë secili kandidat në secilin shtet amerikan.

Trego komentet