Ndërlidhjet

logo-print

Franca shkurton taksat për bizneset


Ilustrim

Ilustrim

Kryeministri francez Jean-Marc Ayrault tha se qeveria do të shkurtojë taksa që kanë të bëjnë me punëtorët në vlerë prej 20 miliardë eurosh gjatë tri vjetëve të ardhshëm, për të ndihmuar në rritjen e konkurrencës dhe për të zbutur papunësinë.

Reduktimi, do të financohet nga 10 miliardë euro në shkurtimet buxhetore dhe 10 miliardë të tjera nga rritja e TVSH-së dhe taksave të gjelbra.

Vendimi hyn në fuqi në vitin e ardhshëm, ku 10 miliardë euro do t’iu kthehen kompanive.
TVSH do të rritet nga 19.6 në 20 për qind.

Mbi 700 mijë vende pune industriale janë humbur në dhjetë vjetët e kaluara, duke bërë që shkalla e papunësisë të arrijë në 10 për qind.

Të hënën, Fondi Monetar Ndërkombëtar theksoi “mungesën e konkurrencës” së Francës, si “sfidën më të madhe” për ekonominë.
XS
SM
MD
LG