Ndërlidhjet

logo-print

Mbi 100 pjesëmarrës në “Germia Hill”


Konferenca Ndërkombëtare “Germia Hill”, nentor, 2011

Konferenca Ndërkombëtare “Germia Hill”, nentor, 2011

Ministria e Punëve të Jashtme njofton se nga data 8 deri më 10 nëntor në Prishtinë për herë të dytë i zhvillon punimet Konferenca Ndërkombëtare “Germia Hill”, e organizuar nga Këshilli Evropian për Marrëdhënie me Jashtë dhe MPJ.

Sipas një njoftimi për media, pjesëmarrës këtë vit do të jenë organizatat më prestigjioze të politikës së jashtme nga bota si Atlantic Council, Hoover Institute, Brookings Institutions, TransAtlantic Institute, ICG, SAIS, Chatham House, CSF.

"Mbi 100 diplomatë, editorë, ekspertë të politikës së jashtme nga Evropa, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Afrika, do të takohen në edicionin e dytë të Konferencës “Germia Hill”, për të diskutuar për temën: “E ardhmja e Marrëdhënieve Transatlantike: Evropa Juglindore dhe përtej”, thuhet në njoftim.

Konferenca e parë inauguruese “Gërmia Hill”, u zhvillua në nëntor 2011.
XS
SM
MD
LG