Ndërlidhjet

Dalin nga greva të burgosurat iraniane


Burgu i Evinit
Burgu i Evinit
Burimet në Teheran thanë se tetë të burgosura në burgun Evin kanë ndërprerë grevën e urisë dhe planifikojnë që të ndjekin rrugët ligjore kundër gardianëve, të cilët i akuzojnë se i kanë keqtrajtuar ato.

Nëntë femra nisën një grevë urie në javën e kaluar kundër rrahjeve dhe ofendimeve naga ana e gardianëve.

Një nga gratë ka ndëprerë grevën më herët për shkak të hospitalizimit.

Të martën, Reporterët pa Kufij, kërkuan nga femrat që të nisin marrjen e ushqimit, nga frika se ato mund të vdesin.

Avokatja për të drejtat e njeriut Nasrin Sotoudeh po e vazhdon grevën e urisë në të njëjtin burg.

Ajo ndaloi së ngrëni më 31 tetor, pasi që autoritetet nuk i lejuan të afërmit e saj që ta vizitojnë.
XS
SM
MD
LG