Ndërlidhjet

Aktakuzë për trazirat e 2008-ës


Mitrovicë, mars 2008

Mitrovicë, mars 2008

Një gjyqtar i EULEX-it e konfirmoi pjesërisht aktakuzën kundër pesë të pandehurve për të ashtuquajturin rasti i trazirave të marsit 2008, ka bërë me dije përmes njoftimit për media misioni evropian.

"Aktakuza është konfirmuar në tërësi kundër të pandehurit të gjashtë, kurse është hedhur poshtë kundër një tjetri. Gjyqtari e ka konfirmuar pjesërisht aktakuzën kundër Mrijan Ilinçiqit, Dragan Milojeviqit, Miodrag Raliqit, Avni Krasniqit dhe Nebojsa Joviqit. Aktakuza është konfirmuar në tërësi kundër Zoran Caviqit, kurse është hedhur poshtë ajo kundër Aleksandar Arsenijeviqit. Po ashtu, gjyqtari konfirmues i ka vlerësuar si të pranueshme të gjitha dëshmitë në përbërje të dosjes së lëndës", thuhet në njoftim.

Të pandehurit sipas aktakuzës akuzohen në lidhje me sulmin e kundërligjshëm ndaj objektit të Gjykatës së Qarkut në pjesën veriore të Mitrovicës gjatë 14-17 marsit 2008.

"Këto ngjarje kanë sjellë deri te vdekja e një polici ndërkombëtar nga Ukraina, lëndimi i shumë të tjerëve, duke përfshirë pjesëtarë të KFOR-it dhe civilë", thuhet në njoftim.

Rasti është duke u ndjekur nga një prokuror i qarkut i EULEX-it.
XS
SM
MD
LG