Ndërlidhjet

logo-print

Romney, Biden hedhin votat e tyre


SHBA, 6 nentor, 2012

SHBA, 6 nentor, 2012

Qendrat e votimit janë hapur përgjatë SHBA-së, derisa votuesit amerikanë po hedhin votën në atë që konsiderohet gara më e ngushtë presidenciale në historinë amerikane.

Kanidati republikan Mitt Romney ka votuar në shtetin e tij, Masaçusets, ndërsa nënpresidenti Joe Biden hodhi votën në Delaware, shtetin e tij.

Presidenti në detyrë, Barack Obama ka votuar në votimin e hershëm në Illinois, shteti i tij zyrtar i banimit.

Shumica e sondazheve tregojnë se Obama dhe Romney po zhvillojnë një garë të barabartë për votat popullore. Por, këto vota nuk përcaktojnë fituesin.

Kandidati duhet të fitojë shumicën e votave indidviduale për të grumbulluar të paktën 270 vota elektorale për të siguruar presidencën.

Sondazhet tregojnë se Obama ka një epërsi të lehtë ndaj Romenyt në shtete e ashtuquajtura “të lëkundura”. Në këto shtete hyjnë Florida, Ohio, Virxhinia dhe Kolorado.
XS
SM
MD
LG