Ndërlidhjet

Më 2013 do shiten 1.2 miliardë smartphone dhe tablete


Ilustrim
Ilustrim
Shitja globale e “pajisjeve të mençura”, ku përfshihen smartphone-t dhe tabletet, këtë vit do të jetë 821 milionë në tërë botën, ndërsa në vitin 2013 do të shkojë në 1.2 miliardë, thotë një kompani hulumtuese.

Gartner Inc. tha se këto pajisje janë duke e kapur momentin aktual, derisa konsumatorët kanë prirje që të përdorin ato më shumë sesa kompjuterët personalë, njofton AFP.

“Për shumë biznese, smartphone-t dhe tabletat nuk do të zëvendësojnë plotësisht PC-të, por, gjithëprania e smartphone-ve dhe rritja e popullaritetit e tabletëve po ndryshon mënyrën se si bizneset shohin strategjitë e tyre për pajisjet dhe mënyrën se si konsumatorët po i përqafojnë ato”, ka thënë Carolina Milanesi, zëvendëspresidente e hulumtimit në Gartner.

Ajo vlerëson se 56 për qind e smartphone-ve të blerë nga bizneset në Amerikën Veriore dhe në Evropë në vitin 2016 do të jenë pajisje të Androidit, një rritje nga 34 për qind që ka qenë në 2012.
XS
SM
MD
LG