Ndërlidhjet

BB: Ballkani, përveç Kosovës, rrezikon recesionin


Logo e Bankes Boterore
Logo e Bankes Boterore
Banka Botërore ka tërhequr vërejtjen se Ballkani Perëndimor përballet me recesion të thellë këtë vit, ku ka pasur një tkurrje prej 2.5 për qind në Serbi, ndërsa rimëkëmbja në vitin 2013 do të jetë “shumë e ngadaltë”, transmeton Reuters.

Megjithatë, këtu bën përjashtim Kosova, sipas koordinatores rajonale të Bankës Botërore, Jane Armitage.

“Vetëm Kosova, shteti i ri me ekonomi të vogël prej 1.7 milionë banorë, duket se do të ketë rritje, falë nivelit të vogël të integrimit në tregun evropian, borxhit të ulët dhe investimeve të mëdha në infrastrukturë", ka thënë Armitage në një intervistë për agjencinë e lajmeve, Reuters.

Ajo tha se borxhi në disa vende të Ballkanit Perëndimor është shumë i lartë.

“Do të thosha se borxhi në Mal të Zi, Serbi dhe Shqiëpri është në nivel rreziku, veçanërisht në Shqipëri deri 60 për qind (të GDP-së)por po rritet shumë shpejt në Serbi dhe Mal të Zi, ka thënë koordinatorja e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor.

Parashikimet e bankës për Serbinë, ekonominë më të madhe të rajonit, janë më pesimistet deri tash, derisa vendi po lufton për të stimuluar rritjen.

Shqipëria dhe ish republikat tjera tjugosllave kanë parë një rënie të eksportit dhe të investimeve direkte të huaja, për shkak të krizës së borxheve në eurozonë, që ka qenë burimi kryesor i rajonit të Ballkanit për tregti dhe investime.

Remitencat e qytetarëve jashtë vendit janë ulur, ndërsa dimri i egër dhe i gjatë, si dhe vera e nxehtë e ka goditur sektorin e bujqësisë dhe hidrocentralet, ka thënë Armitage.
XS
SM
MD
LG