Ndërlidhjet

logo-print

Partia e Erdoganit propozon sistem presidencial


Recep Tayyip Erdogan

Recep Tayyip Erdogan

Partia në pushtet e Turqisë ka dorëzuar planet që ta transformojë sistemin aktual parlamentar në presidencial, një lëvizje kjo që shihet si shtrim i rrugës për kryeministrin Rexhep Tajip Erdogan që ta marrë postin e presidenit.

Propozimi kundërthënës në parlament është bërë nga partia për Zhvillim dhe Drejtësi e Erdoganit, dhe ka për qëllim që t’i japë kompetenva më të mëdha presidentit, i cili akatualisht ka një rol ceremonial.

Erdogan, që ka festuar 10 vjet në zyrë në uikendin e kalaur, nuk e ka fshehur dëshirën që të garojë për president në vitin 2014, meqë nuk mund të kandidohet edhe më tej për kryeministër, pasi këtë nuk ia lejojnë rrgullat e partisë.
XS
SM
MD
LG