Ndërlidhjet

logo-print

27 të vrarë në një bazë ushtarake të Irakut


Irak - foto arkivi

Irak - foto arkivi

Të paktën 27 njerëz janë vrarë nga makina bombë, e cila ka shpërthyer në hyrje të një baze të ushtrisë irakiane, pranë Bagdadit.

Mbi 40 persona të tjerë janë plagosur nga shpërthimi, i cili ka ndodhur në qytetin Taji, rreth 25 kilometra në veri të kryeqytetit.

Disa raporte thonë se rekrutët e rinj, të mbledhur jashtë bazës, mund të kenë qenë shënjestër.

Edhe pse dhuna në Irak ka rënë, krahasuar me kulmin e saj në vitet 2006 dhe 2007, sulmet e kryengritësve vazhdojnë të jenë të zakonshme.

Të hënën, dy shpërthime të makinave bomba kanë vrarë të paktën 4 njerëz dhe kanë plagosur 16 të tjerë në afërsi të Bagdadit.
XS
SM
MD
LG