Ndërlidhjet

OSBE monitoron zgjedhjet në SHBA


Llos Angjelles, 6 nëntor 2012.

Llos Angjelles, 6 nëntor 2012.

Vëzhguesit e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë u janë bashkuar atyre amerikanë për të monitoruar zgjedhjet e sotme presidenciale në Shtetet e Bashkuara.

Kreu i misionit parlamentar të OSBE-së, Joao Soares, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se organizata ka një ekip prej 100 vëzhguesish në “shtetet e pasigurta”, ku sondazhet e opinionit kanë sugjeruar një garë tejet të ngushtë midis presidentit aktual, Barack Obama, dhe kandidatit republikan, Mitt Romney.

Zyra e OSBE-së për të drejtat e njeriut ka një ekip të ndarë prej 50 anëtarësh.

Soares ka thënë se vëzhguesit tregojnë se OSBE-ja nuk zbaton standarde të dyfishta për vendet e Perëndimit dhe se monitoron edhe zgjedhjet amerikane, njësoj sikurse ato në vendet e ish-Bashkimit Sovjetik.

OSBE-ja do të paraqesë vërejtjet e saj për zgjedhjet në SHBA gjatë kësaj jave.
XS
SM
MD
LG