Ndërlidhjet

Vritet zyrtari i Këshillit Tranzicional të Libisë


Libi
Libi
Një zyrtar i Këshillit Tranzicional, i cili ka qeverisë Libinë pas rënies së diktatorit veteran, Muammar Qaddafi, është vrarë.

Raportet e disa mediave thonë se Abdel-Basset Bin Naama është gjetur i vdekur të hënën.

Komente zyrtare për shkaqet e vdekjes së tij nuk ka pasur.

Bin Naama ka qenë anëtar i Këshillit Tranzicional të Libisë, i cili është njohur nga komuniteti ndërkombëtar si përfaqësues legjitim i libianëve gjatë revoltës së vitit 2011. Revolta ka çuar në rënien e regjimit të Qaddafit.

Libia vazhdon të jetë e ndarë ndërmjet milicive rivale dhe fraksioneve të tjera, më shumë se një vit pas rënies dhe vrasjes së Qaddafit.
XS
SM
MD
LG