Ndërlidhjet

Exit pollet: Ekonomia - problem kryesor në SHBA


Nju Xhërsi

Nju Xhërsi

Rezultatet paraprake të një sondazhi të kryer nga agjencia The Associated Press kanë treguar se zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara varen në masë të madhe nga ekonomia.

Anketa me qytetarët që kanë dalë nga qendrat e votimit, ka treguar se 6 nga 10 votues mendojnë se ekonomia është çështja kryesore me të cilën përballet vendi, përfshirë papunësinë dhe rritjen e çmimeve.

Rreth 4 nga 10 votues kanë thënë se ekonomia e vendit është në përmirësim, por më shumë kanë thënë se gjërat janë duke u përkeqësuar ose janë keq.

Rreth gjysma e votuesve kanë thënë po ashtu se presidenti paraprak, George Bush, duhet të fajësohet më shumë për sfidat ekonomike sesa presidenti aktual, Barack Obama.

Vetëm një e katërta e të anketuarve kanë thënë se janë më mirë seç kanë qenë katër vjet më parë.

Në zgjedhjet e sotme presidenciale, presidenti Obama po sfidohet nga kandidati republikan, Mitt Romney.
XS
SM
MD
LG