Ndërlidhjet

Votimet mbyllen në gjashtë shtete të SHBA-së


Nju Jork
Nju Jork
Qendrat e votimit për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara janë mbyllur në gjashtë shtete: Gjeorgji, Indiana, Kentaki, Karolinën e Veriut, Vermont dhe në “shtetin e pasigurt” të Virxhinias.

“Të pasigurta” janë ato shtete, ku sondazhet e opinionit kanë treguar një garë tejet të ngushtë ndërmjet presidentit aktual, Barack Obama, dhe sfiduesit të tij republikan, Mitt Romney.

Rrjetet televizive në Amerikë kanë parashikuar fitoren e Obamës në Vermont dhe të Romneyt në Kentaki dhe Indiana.

Kandidati duhet të sigurojë të paktën 270 vota elektorale për t’u bërë president i Shteteve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG