Ndërlidhjet

Obama fiton në shtetin e Romneyt


Obama dhe Romney

Obama dhe Romney

Rezultatet paraprake të zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara kanë treguar se presidenti aktual, Barack Obama, ka fituar në Masaçusets, shtetin ku sfiduesi i tij republikan, Mitt Romney, ka shërbyer si guvernator nga viti 2003 deri më 2007.

Shteti, i cili numëron 11 vota zgjedhore, ka votuar për dekada të tëra për republikanët.

Obama po ashtu kryeson në vendlindjen e tij, Illinois, e cila ka 20 vota zgjedhore.

Për të fituar Shtëpinë e Bardhë, kandidati duhet të kapë 270 vota të Kolegjit Zgjedhor.

Në bazë të rezultateve partiake dhe exit polleve, Obama ka fituar deri më tash 64 vota elektorale, ndërsa Romney 40.
XS
SM
MD
LG