Votat për presidentin e ardhshëm të Shteteve të Bashkuara kanë nisur të numërohen në disa shtete, që kanë mbyllur kutitë e votimit.
Në bazë të tyre, kandidati republikan, Mitt Romney, deri më tash ka fituar 152 vota zgjedhore, përfshirë Teksasin, i cili numëron 38 sosh.
Në anën tjetër, presidenti aktual, Barack Obama, ka siguruar 143 vota elektorale, duke përfshirë 16 në Miçigen, ku gara mes kandidatëve ka qenë mjaft e ngushtë.
Për të siguruar presidencën, kandidati duhet të sigurojë të paktën 270 vota të Kolegjit Zgjedhor.
Në orën 03:00 (sipas kohës në Evropë), qendrat e votimit janë mbyllur në 39 nga 50 shtete.