Ndërlidhjet

Republikanët pritet të ruajnë shumicën në Dhomën Përfaqësuese


Ilustrim
Ilustrim
Rrjetet televizive në Shtetet e Bashkuara, duke cituar rezultatet e pjesshme dhe exit pollet, kanë njoftuar se Partia Republikane do të mbajë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA.

Për 435 ulëset e institucionit është votuar të martën.

Rezultatet e njëjta kanë sugjeruar se Partia Demokratike do të ruajë shumicën e ngushtë në Senat, për 33 ulëse të të cilit është votuar po ashtu të martën.

Me dhomat e ndara të Kongresit midis partive, miratimi i ligjeve madhore do të vazhdojë të jetë vështirësi, pa marrë parasysh se cili kandidat – Barack Obama ose Mitt Romney – del fitues i zgjedhjeve presidenciale.

Dy partitë kryesore amerikane janë bllokuar për vite me radhë në një sërë projektesh legjislative.

Demokratët aktualisht mbajnë 51 ulëse të Senatit 100 vendesh, plus dy të pavarura që në përgjithësi anojnë nga ta.

Republikanët aktualisht kontrollojnë 242 ulëse nga 435 të Dhomës së Përfaqësuesve.
XS
SM
MD
LG