Ndërlidhjet

Obama në epërsi të lehtë ndaj Romneyt


Presidenti amerikan, Barack Obama.

Presidenti amerikan, Barack Obama.

Sipas raporteve të rrjeteve televizive, presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka fituar Pensilvaninë, Uiskonsinin, Nju Hempshirin dhe shtete të tjera, duke kaluar në epërsi ndaj kandidatit republikan, Mitt Romney.

Deri më tash, në garën për Shtëpinë e Bardhë, Obama ka fituar 167 vota elektorale, ndërsa Romneyr 161 sosh.

Gara mes tyre është vlerësuar të jetë një nga më të ngushtat në histori.

Megjithatë, për të fituar presidencën, kandidatit i duhen të paktën 270 vota të Kolegjit Zgjedhor.

Rezultati në shtetet kyçe, si Florida, Virxhinia, Ohajo, Kolorado, Nju Meksiko dhe Arizona, mbetet ende i paqartë.
XS
SM
MD
LG