Ndërlidhjet

Obama fiton disa shtete kyçe


Presidenti Barack Obama

Presidenti Barack Obama

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka shënuar fitore në disa shtete kyçe, ku gara për Shtëpinë e Bardhë me kandidatin republikan, Mitt Romney, ka qenë mjaft e ngushtë.

Duke cituar rezultatet e pjesshme zyrtare dhe exit pollet, rrjetet televive në SHBA kanë raportuar se Obama ka fituar 173 vota elektorale. Pesëdhjetë nga to kanë ardhur prej “shteteve të pasigurta”, si: Miçigeni, Nju Hempshiri, Pensilvania dhe Uiskonsini.

Në anën tjetër, rezultatet e deritashme kanë treguar Romneyn të ketë fituar 174 vota elektorale, përfshirë Teksasin me 38 sosh, dhe shtete të tjeta si: Utah, Luziana dhe Gjeorgjia.

Kandidatit i duhen të paktën 270 vota për të kryesuar me Shtëpinë e Bardhë.

Numri i votave të kandidatëve është tejet i afërt në Florida.

Në orën 04:00 (sipas kohës në Evropë), kutitë e votimit janë mbyllur në 43 nga 50 shtetet amerikane.

Rrjetet televizive nuk kanë parashikuar ende fituesin në shtetet e rëndësishme si: Virxhinia, Ohajo, Karolina e Veriut dhe Kolorado.
XS
SM
MD
LG