Ndërlidhjet

Demokratët marrin shumicën në Senat


Cikago

Cikago

Demokratët pritet që të rimarrin kontrollin në Senat, derisa republikanët kanë humbur tri ulëse në dhomë.

Në Masaçusets, demokratja Elizabeth Warren e ka mposhtur senatorin republikan Scott Brown.

Dy republikanë kanë humbur pas komenteve të tyre për dhunimin dhe abortin në ditët e fundit para zgjedhjeve, të cilat i kanë dëmtuar shanset e tyre: në Indiana ku demokrati Joe Donnelly mposhti republikanin Richard Mourdock; dhe në Missouri, ku senatorja Claire
McCaskill doli më mirë se republikani Todd Akin.

Ndërkohë, në zgjedhjet presidenciale, aktualisht, presidenti demokrat Barack Obama ka kaluar në epërsi ndaj kandidatit republikan Mitt Romney ne votat elektorale.

Obama ka 257, ndërsa Romney 203.

Fituesit i duhen 270 vota.
XS
SM
MD
LG