Ndërlidhjet

Greqia në ditën e dytë të grevës


Greqi...
Greqi...
Greqia ka hyrë në ditën e dytë të grevës 48 orëshe derisa ligjvënësit po përgatiten për votimin e një pakoje të re të masave shtrënguese.

Protesta gjithëkombëtare pritet të marrë fund të mërkurën me një tubim masiv në qendër të Athinës.

Greva ka paralizuar transportin publik dhe shërbimet shëndetësore, derisa 30 mijë njerëz kanë dalë në rrugë të martën në Athinë në protesta paqësore.

Greva vazhdon para votimit parlamentar mbi shkurtimet në pensione, paga dhe rritjen e taksave, pako kjo në vlerë prej 13.5 miliardë eurosh.

Edhe pse qeveria pritej të sigurojë vota të mjaftueshme për të miratuar ligjin, kryeministri konservativ Antonis Samaras edhe më tej përballet me kundërshtimin nga partnerët e tij të koalicionit, PASOK dhe të Majtën Demokratike.
XS
SM
MD
LG