Ndërlidhjet

Arrestohen dy zyrtarë gjeorgjianë të Mbrojtjes


Ilustrim

Ilustrim

Dy zyrtarë gjerogjianë të mbrojtjes janë arrestuar në Tbilisi, një ditë pasi që ish ministri i brendshëm u arrestua në lidhje me një skandal të abuzimit në burg.

Një avokat i Giorgi Kalandadze, shefit të Stafit të forcave të armatosura të Gjeorgjisë, dhe David Shamatava, një komandant brigade i Ministrisë, tha se dy personat janë arrestuar herët të mërkurën, por, ende nuk janë ngritur akuza kundër tyre.

Ish ministri, Bacho Akhalaia, mbetet në paraburgim, pasi që është arrestuar të martën dhe është marrë në pyetje në lidhje me “trajtimin jo të duhur të individëve të caktuar”.
XS
SM
MD
LG