Ndërlidhjet

SHBA: Diku lejohet marihuana, diku martesa e homoseksualëve


Qendrat e votimit në SHBA

Qendrat e votimit në SHBA

Votuesit në shtetet e Kolorados dhe Uashingtonit kanë aprovuar legalizimin e përdorimit të marihunës, derisa Mejn, Uashingtoni dhe Meriland janë bërë shtetet e para që miratojnë martesën e personave të gjinisë së njëjrë përmes votës popullore.

Në Colorado, të rinjtë mbi 21 vjec do të lejohen që të kenë në posedim deri në 28 gramë marihuanë.

Por, përdorimi i hapur në public i drogës, do të dënohet edhe më tej.

Njerëzit do të lejohen që të mbjellin gjashtë bimë marihuana në zonat private.

Këto masa bien ndesh në koflikt direkt me qeverinë federale, e cila e klasifikon marihuanën si narkotik ilegal.

Departamenti amerikan i Drejtësisë, ka reaguar pas kalimit të masave, duke thënë se politikat e tij do të mbesin të pandryshuara.
XS
SM
MD
LG