Ndërlidhjet

Putin, Medvedev urojnë Obamën


Presidenti amerikan Barack Obama

Presidenti amerikan Barack Obama

Presidenti rus Vladimir Putin ka mirëpritur rizgjedhjen e Barack Obamës si president i SHBA-së duke e cilësuar si një “hap shumë pozitiv”.

“Shpresojmë se bashkëpunimi biletaral si dhe puna në rrafshin ndërkombëtar do të vazhdojë dhe do t’i kontribuojë paqes”, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

Kryeministri Dmitry Medvedev e ka lavdëruar Obamën si një partner “të kuptueshëm dhe të besueshëm”.

“Jam i lumtur që kreu i shtetit më të fuqishëm nuk është dikush që beson se Rusia është armiku i saj më i madh”, tha Medvedev, duke iu referuar sfiduesit të Obamës, Mitt Romney.
XS
SM
MD
LG