Ndërlidhjet

Bota vazhdon ta urojë Obamën


Barack Obama
Barack Obama
Liderët nga tërë bota vazhdojnë të urojnë presidentin amerikan Barack Obama për rizgjedhjen e tij në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Në një letër dërguar liderit amerikan, kancelarja gjermane, Angela Merkel ka përshëndetur voitimin duke thënë se “e vlerëson thellë" bashkëpunimin e Uashingtonit në luftimin e krizës globale ekonomike.

Presidenti francez Francois Hollande tha se fitorja e Obamës ndaj sfiduesit të tij republikan Mitt Romney ishte një sinjal se SHBA do të mbetet thellë e angazhuar në cështjet ndërkombëtare. Ai e quajti fitoren një moment të rëndësishëm për SHBA-të dhe për botën”.

Izraeli, që ka shprehur frustrimin me qëndrimin diplomatic ndaj rivalit të tij, Iranit, megjithatë e ka mirëpritur rizgjedhjen.

Kryeminsitri Benjamin Netanyahu i quajti lidhjet bilaterale “më të forta se kurrë”, dersa presidenti Shimon Peres tha se beson se Obama do ta vazhdojë presionin ndaj Iranit që ky i fundit të heqë dorë nga programi i tij kundërthënës bërthamor.

Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas gjithashtu ka uruar dhe i bëri thirrje Obamës që të vazhdojë ëprpjkejet për të arritur paqen në Lindjen e Mesme.

Ndërkohë, është zhvilluar festë në Indonezi, ku Obama ka jetuar si fëmijë, dhe në Keni, prej nga ka prejardhjen, ku ka lindur i ati i tij.

Duke folur në fshatin Kogelo, gjyshja e presidentit Sara Obama, i kërkoi të nipit që të punojë shumë dhe tha se ai është i mirëseardhur që ta vizizojë Keninë në çdo kohë.

“Ai mirëpritet në vednin e tij. Unë vetëm dua t'i them, që t'i përshëndese të gjithë ata njerëz që kanë terguar besimin e tyre duke e zgjedhur atë”, tha Sarah Obama.

Në Egjpit, ku Obama bëri një fjalim historik në vitin 2009 mbi shpresat e tij për botën myslimane, president Muhammad Morsi përshëndeti fitoren e Obamës duke thënë se shpresion se administrate e SHBA-së do t'iu shërbeje interesve amerikane dhe atyre të popullit të Egjiptit.
XS
SM
MD
LG