Ndërlidhjet

logo-print

Jacobson: Do të vazhdojmë angazhimin në Ballkan


Tracey Ann Jacobson

Tracey Ann Jacobson

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, ka dhënë një prononcim për Radion Evropa e Lirë, me rastin e rizgjedhjes së presidentit amerikan, Barack Obama.

“Sa i përket politikës, nuk pres ndonjë ndryshim të politikës karshi Ballkanit”, ka thënë ambasdorja Jacobson.

“E njejta do të vlente po qe se do të ishte zgjedhur Mitt Romney, sepse në Ballkan ne kemi një politikë dypalëshe me mbështetje dypalëshe. Pres që do të vazhdojmë të jemi shumë të angazhuar në Ballkan dhe një partner i mirë për Kosovën”, ka thënë për programin tonë, ambasadorja Jacobson.
XS
SM
MD
LG