Ndërlidhjet

Sulmohet ambasada e Lituanisë në Minsk


Pamje nga Minsku

Pamje nga Minsku


Litania njoftoi sot se do të paraqesë një protestë formale, pasi individë të paidentifikuar gjuajtën me koktej molotovi në ambasadën e këtij shtetit në Minsk, kryeqytetin e Bjellorusisë, gjatë një sulmi të vonshëm natën e mbrëmshme.

Ministria e Jashtme e Lituanisë tha se do ta thërrasë të dërguarin e Bjellorusisë në Vilnius dhe do t’ia paraqesë notën e protestës, lidhur me këtë incident.

Ambasadori i Lituanisë në Bjellorusi, Linas Linkevicius tha sot se “ishte fat i madh që iu shmangën dëmtimit, sepse pasojat do të mund të ishin shumë më të këqija”.

Të dyja vendet kanë marrëdhënie të lëkundura diplomatike, pavarësisht lidhjeve të tyre tregtare.
XS
SM
MD
LG