Ndërlidhjet

Thaçi: Shpresoj të hapet një kapitull i ri mes Kosovës dhe Serbisë


Hashim Thaçi, foto nga arkivi

Hashim Thaçi, foto nga arkivi

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, "pret që Beogradi të reflektojë me vullnetin e mirë për implementimin e marrëveshjeve të arritura tash e dy vite, në veçanti për bashkëpunimin regjional dhe IBM (Menaxhimi i integruar i kufirit), marrëveshje këto që çojnë drejt normalizimit të marrëdhënieve mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë".

Duke folur për korrespondentin e Radios Evropa e Lirë në Kroaci, ku edhe gjendet në një vizitë zyrtare, zoti Thaçi ka thënë se pret që normalizimi "të reflektojë për paqe dhe stabilitetin, bashkëpunimin rajonal dhe perspektivën euroatlantike për të gjithë regjionin".

"Dua të shpresoj që do të hapet një kapitull i ri i munguar deri më tani, mes Kosovës dhe Serbisë. Dhe që Serbia me përgjegjësinë më të lartë të pranojë largimin apo detyrimin që ka për t’i larguar strukturat paralele të sigurisë nga veriu i Mitrovicës, që atje të ketë rend, ligj, të ketë demokraci, zgjedhje të lira, lidership legjitim dhe pastaj edhe investime socio-ekonomike", ka thënë kryeministri i Kosovës.
XS
SM
MD
LG