Ndërlidhjet

Rusia financon centralin e parë bërthamor të Vietnamit


Kryeministri rus, Dmitry Medvedev
Kryeministri rus, Dmitry Medvedev
Kryeministri i Rusisë, Dmitry Medvedev ka lajmëruar sot se Rusia do t’ia japë rreth 10 miliard dollarë Vietnamit, për ta ndërtuar centralin e parë të energjisë bërthamore të këtij vendi.

Medvedev e bëri këtë njoftim gjatë një vizite në Hanoi, ku po zhvillon bisedime rreth bashkëpunimit tregtar ndërmjet të dyja vendeve.

Ai gjithashtu tha se Rusia dhe Vietnami kanë vendosur që t’i nisin negociatat për një marrëveshje të tregtisë së lirë.

Medvedev tha se tregtia bilaterale mund të arrijë në 7 miliard dollarë deri në vitin 2015.
XS
SM
MD
LG