Ndërlidhjet

Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov uron Obamën


Gjorge Ivanov
Gjorge Ivanov
Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov ka përshëndetur rizgjedhjen e Barak Obamës për President të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Dëshiroj të shprehë pritjet e mia se së bashku do të vazhdojmë të kontribuojmë për thellimin e mëtejmë të miqësisë dhe partneritetit mes dy shteteve tona. Zoti Presidenti, dëshirojë të j’u bindë se Republika e Maqedonisë, si një mike e dëshmuar dhe partere e kombit tuaj të madh, do të vazhdojë t’i mbështesë përpjekjet amerikane për paqen, të ndërtuar mbi premtimet për liri dhe dinjitetin e njerëzve në botë”, thuhet në urimin e presidentit Ivanov.

Ai e ka falënderuar Obamën për mbështetjen e deritanishme për integrimet euro-atlantike të Maqedonisë.
XS
SM
MD
LG