Ndërlidhjet

Komisioni Evropian pesimist për rritjen ekonomike në eurozonë


Zyra Qendrore e Komisionit Evropian në Bruksel
Zyra Qendrore e Komisionit Evropian në Bruksel
Komisioni Evropian ka shkurtuar parashikimet e veta të rritjes ekonomike për vitin 2013 në eurozonë, përderisa kjo e fundit po përballet me tejkalimin e krizës së borxheve.

Komisioni, një mekanizëm ekzekutiv i Bashkimit Evropian, njoftoi sot se eurozona do të ketë një rritje shumë të vogël vitin e ardhshëm, prej vetëm 0.1 përqind.

Gjashtë muaj më parë, Komisioni parashihte që ekonomia në eurozonë të rritej për 1 përqind.

Parashikimet e sotme të Komisionit nuk janë aq optimiste edhe për rritjen ekonomike edhe te ekonomitë më të mëdha në mesin e 17 vendeve anëtare të eurozonës.

Sipas Komisionit, Greqia do të shijojë një rritje më të fortë ekonomike sesa pritjet e Athinës. Komisioni thotë se Greqia, e cila varet nga paketat ndërkombëtare të ndihmës, më në fund do të dalë nga recesioni shtatë vjeçar në vitin 2014.
XS
SM
MD
LG