Ndërlidhjet

Qeveria franceze përkrahë martesën e së njejtës gjini


Presidenti i Francës, Francois Hollande

Presidenti i Francës, Francois Hollande


Qeveria socialiste e Francës e ka përkrahur një projektligj për ta legalizuar martesën e të njejtës gjini dhe t’ua lejojë homoseksualëve adoptimin e fëmijëve.

Draft ligji pritet që të debatohet në parlament në muajin janar. Presidenti frencez, Francois Hollande, i cili e trajtoi këtë çështje si pjesë të rëndësishme të platformës së tij elektorale, i tha kabinetit të tij se projektligji nënkuptin “progres jo vetëm për individët por edhe për shoqërinë në tërësi”.

Nga ana tjetër, partitë opozitare të krahut të djathtë, gjithashtu edhe organizatat e krishtera, myslimane dhe hebreje i kanë kundërshtuar këto propozime.

Një numër i shteteve evropiane, përfshirë Belgjikën, Britaninë, Danimarkën, Islandën, Holandën, Norvegjinë, Spanjën dhe Suedinë, veçse u kanë lejuar çifteve homoseksuale adoptimin e fëmijëve.
XS
SM
MD
LG