Ndërlidhjet

Trupat turke bastisin rebelët kurdë në Irak


Kufiri turko-sirian
Kufiri turko-sirian

Televizioni privat turk, NTV, raportoi sot se komandot turke kryen një bastisje në Irak për t’i sulmuar rebelët kurdë.

NTV tha se bastisja ishte një operacion dy-ditor, që përfshinte dy batalione të përkrahura nga aeroplanë luftarakë.

Trupat kishin shënjestruar bazat e Partisë Kurde të Punës, të vendosura rreth pesë kilometra larg kufirit me Turqinë.

Duke cituar burime anonime, NTV tha se bastisja përfshinte një shkallë të ngushtë, por ishte efektive.
XS
SM
MD
LG