Ndërlidhjet

Një rus i dehur vret pesë persona


Ilustrim
Ilustrim
Një burrë 30 vjeçar ka qëlluar sot pesë kolegë të tij, në atë që mendohet të ketë qenë një tërbim, pas dehjes, në Moskë.

Burri, që është identifikuar si Dmitri Vinogradov, kishte qenë i armatosur me dy armë gjysëm-automatike.

Ai shkoi në një kompani farmaceutike, ku punonte si avokat, dhe gjuajti me armë tre burra dhe dy gra.

Policia e Moskës thonë se ai ishte braktisur nga një vajzë, dhe pastaj kishte vazhduar të dehej me pije alokoolike.

Raportohet se vajza kishte punuar në kompaninë në fjalë, dhe nuk dihet ende nëse ishte në mesin e viktimave.

I dyshuari, pak para aktit, kishte postuar një mesazh në internet, ku thuhej: “E urrej njerëzimin dhe jetën. E shoh vetëm një mënyrë për të arsyetuar: Të vras sa më shumë njerëz që është e mundur”.
XS
SM
MD
LG