Ndërlidhjet

logo-print

Sulmuesi vetëvrasës vret 6 persona, 27 mbesin të lënduar


Pamje gjatë një shpërthimi të mëhershëm në Pakistan

Pamje gjatë një shpërthimi të mëhershëm në Pakistan

Një hetues i lartë i Policisë Pakistaneze dhe të paktën tre oficerë të tjerë dhe dy civilë janë vrarë nga një sulmues vetëvrasës, në qytetin juperëndimor të Peshaëarit.

Një korrespodent i Radios Evropa e Lirë raporton se zyrtari i lartë, Hilal Haider vdiq gjatë sulmit, i cili ndodhi në Pazarin e ngarkuar Qissa Khëani.

Një zyrtar i policisë tha se sulmuesi po ecte në këmbë kur kishte shënjestruar makinën e Haiderit, jashtë stacionit të policisë.

Të paktën 27 persona janë lënduar dhe dërguar në spital.

Një zëdhënës i grupit taliban pakistanez, Ehsanulla Ehsan e mori përgjegjësinë për sulmin.
XS
SM
MD
LG