Ndërlidhjet

Një gjykatë në Moskë thotë se paraburgimi i aktivistit ishte legal


Pamje e Leonid Razvozzhayev gjatë seancës së sotme në Moskë
Pamje e Leonid Razvozzhayev gjatë seancës së sotme në Moskë
Një gjykatë në Moskë mori vendim sot që paraburgimi i aktivistit të opozitës, Leonid Razvozzhayev, ishte i ligjshëm.

Razvozzhayev ishte burgosur muajin e kaluar nën dyshimet për komplot të trazirave dhe protestave masive në Moskë.

Hetuesit thanë se në tetor ai ishte vetëdorëzuar te autoritetet dhe kishte rrëfyer se zyrtarë gjeorgjianë e kishin sponzoruar protestën anti-qeveritare të muajit maj në Moskë.

Gjatë seancës së sotme dëgjimore, Leonid Razvozzhayev e tërhoqi rrëfimin e tij se ishte fajtor. Ndërkohë, avokatët e tij thanë se ai ishte rrëmbyer në Kiev, ku po provonte të kërkonte azil, pastaj ishte torturuar dhe dërguar në Moskë kundër vullnetit të tij.
XS
SM
MD
LG