Ndërlidhjet

Foto e Obamës, më e pëlqyera në historinë e rrjeteve sociale


Fotografia e Obamës në Twitter

Fotografia e Obamës në Twitter


Një fotografi e presidentit amerikan, Barack Obama, e publikuar në Tëitter dhe Facebook, raportohet se ka hyrë në historinë e mediave sociale si foto më e shikuar dhe e shpërndarë ndonjëherë.

Fotografia që tregon Obamën e lumtur duke e përqafuar gruan e tij, poshtë së cilës janë shkruar fjalët, “edhe katër vjet të tjera”, është shpërndarë këtë mëngjes mbi 650 mijë herë, ndërsa mbi 3.3 milionë njerëz e kanë pëlqyer në Facebook.

Rrjeti social Facebook njoftoi se kjo foto e Obamës është fotografia më e pëlqyer e të gjitha kohërave e këtij rrjeti.

Rrjetet sociale janë përdorur si mjete kryesore gjatë fushatës presidenciale në SHBA, si nga ekipi i Obamës, ashtu edhe ai i Romney-it.
XS
SM
MD
LG