Ndërlidhjet

Athinë: Policia përdorë gaz lotësjellës ndaj protestuesve


Pamje gjatë protestave në Athinë
Pamje gjatë protestave në Athinë
Policia greke ka përdorur sot gaz lotësjellës përderisa protestuesit gjuanin bomba gazi jashtë Parlamentit të Greqisë, pasi ligjvënësit u mblodhën për të votuar për një paketë të re të rëndësishme të masave të shtrëngimit, njofton agjencia e lajmeve AFP.

Sipas agjencisë, tensionet u rritën afërsisht dy orë pas protestave paqësore, në të cilat po marrin pjesë mbi 70 mijë persona.

Protestat po vazhdojnë para votimit parlamentar mbi shkurtimet në pensione, paga dhe rritjen e taksave, pako kjo në vlerë prej 13.5 miliardë eurosh.

Edhe pse qeveria pritej të sigurojë vota të mjaftueshme për të miratuar ligjin, kryeministri konservativ, Antonis Samaras, edhe më tej përballet me kundërshtimin nga partnerët e tij të koalicionit, PASOK dhe e Majta Demokratike.
XS
SM
MD
LG