Ndërlidhjet

Një grua nga Kenia emërtoi binjakët Barack Obama dhe Mitt Romney


Presidenti Barack Obama dhe rivali i tij republikan, Mitt Romney
Presidenti Barack Obama dhe rivali i tij republikan, Mitt Romney
Një grua nga Kenia, e cila lindi sot binjakë, pikërisht në ditën kur Barack Obama u rizgjodh president i SHBA-ve, i ka emërtuar fëmijët e saj me emrin e presidentit amerikan dhe të rivalit të tij republikan, Mitt Romney.

BBC njofton se Millicent Owuor, 20 vjeçare, i lindi binjakët në një spital të Kenisë Perëndimore, në afërsi të fshatit Kogelo të paraardhësve të Obamës, ku festimet për fitoren e presidentit veçse kishin filluar.

Ajo pozoi para fotografëve, duke i mbajtur në duar të sapolindurit, njofton BBC.
XS
SM
MD
LG