Ndërlidhjet

Opozita siriane fillon zgjedhjen e udhëheqësisë së re


Përfaqësues të opozitës siriane në Katar

Përfaqësues të opozitës siriane në Katar

Grupet kryesore opozitare siriane, nën presionin e SHBA-ve, filluan sot në Katar votimin për një udhëheqësi të re.

Rreth 400 anëtarë të Këshillit Kombëtar Sirian duhej të zgjidhnin nga 29 lista të grupeve opozitare, që nga liberalët, e deri te Vëllazëria Myslimane.

Përderisa zhvillohej procesi i votimit për Sekretariatin e Përgjithshëm prej 40 anëtarëve, shefi i Ligës Arabe, Nabil al-Arabi kërkoi bashkim të opozitës kundër regjimit të presidentit, Bashar al-Assad.

“Është e rëndësishme që vizionet e opozitës të bashkohen, veçanërisht pasi të gjithë e dimë që regjimi në Siri nuk do të mbetet për një kohë të gjatë dhe se një ditë do të ketë një situatë të re në Siri”, tha Arabi para reporterëve në Kajro.

Ai pritet që të marrë pjesë nesër në një takim më të gjerë, të thirrur nga Liga Arabe në Katar, me një spektër të gjerë të grupeve opozitare siriane.
XS
SM
MD
LG