Ndërlidhjet

logo-print

Merkel kërkon nga Britania që ta nxisë integrimin e BE-së


Kancelarja gjermane, Angela Merkel

Kancelarja gjermane, Angela Merkel

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka bërë thirrje për një bashkëpunim më të ngushtë brenda Bashkimit Evropian dhe ka kërkuar që Britania ngurruese të vazhdojë të jetë zemra e BE-së.

Gjatë seancës së sotme në Parlamentin Evropian, Merkel insistoi se BE-ja duhet të lëvizë përpara, pavarësisht krizës ekonomike. Ajo gjithashtu shtyu përpara propozimet e saj për t’i dhënë më shumë fuqi selive të BE-së.

Merkel dëshiron që samiti i dhjetorit i BE-së të sjellë një afat kohor dy apo tre vjeçar, për t’i siguruar bllokut më shumë fuqi për të intervenuar në buxhetet kombëtare.

Ajo tha se do të bëjë gjithçka që është e mundur që ta mbajë Britaninë e Madhe në Bashkimin Evropian si një partner të mirë.
XS
SM
MD
LG