Ndërlidhjet

Filloi Kongresi Kombëtar i Partisë Komuniste Kineze


Pjesëtarë të Partisë Komuniste Kineze mblidhen në Pekin për Kongresin Kombëtar

Pjesëtarë të Partisë Komuniste Kineze mblidhen në Pekin për Kongresin Kombëtar

Partia Komuniste në pushtet e Kinës zyrtarisht ka hapur Kongresin Kombëtar të saj, të tetëmbëdhjetin me radhë.

Gjatë këtij takimi, i cili mbahet një herë në pesë vjet, partia pritet që zyrtarisht të zbulojë gjeneratën e re të liderëve të saj më të lartë.

Takimi ka filluar sot, me një adresim të presidentin Hu Jintao, i cili njëkohësisht është edhe kreu aktual i Partisë Komuniste.

Shumica e analistëve presin që gjatë këtij Kongresi, zëvendës presidenti Xi Jinping dhe zëvendës kryeministri i parë, Li Keqiang të ngriten në detyrë, në poste të larta të partisë.

Xi pritet që të zgjedhet sekretari i ardhshëm gjeneral, përpara se ta marrë postin e presidentit në mars të vitit 2013.

Nga ana tjetër, Li pritet që të jetë kryeministri i radhës.

Më shumë se 2200 delegatë pritet të mblidhen në Pekin për takimin e partisë, e cila e kontrollon ekonominë e dytë më të madhe në botë.
XS
SM
MD
LG