Ndërlidhjet

logo-print

Hu Jintao bën thirrje për luftim të korrupsionit


Presidenti i Kinës, Hu Jintao gjatë hapjes së Kongresit Kombëtar të Partisë Komuniste Kineze

Presidenti i Kinës, Hu Jintao gjatë hapjes së Kongresit Kombëtar të Partisë Komuniste Kineze

Presidenti i Kinës, Hu Jintao e ka hapur Kongesin Kombëtar të Partisë Komuniste, duke kërkuar nga anëtarët që ta luftojnë më ashpër korrupsionin.

Takimi po mbahet në mes të rritjes së pakënaqësive në Kinë lidhur me dyshimet për rritjen e nivelit të korrupsionit në nivelet e larta të elitës politike.

Gjatë këtij takimi, i cili mbahet një herë në pesë vjet, partia pritet që zyrtarisht të zbulojë gjeneratën e re të liderëve të saj më të lartë.

Shumica e analistëve presin që gjatë këtij Kongresi, zëvendës presidenti Xi Jinping dhe zëvendës kryeministri i parë, Li Keqiang të ngriten në detyrë, në poste të larta të partisë.

Xi pritet që të zgjedhet sekretari i ardhshëm gjeneral, përpara se ta marrë postin e presidentit në mars të vitit 2013.

Nga ana tjetër, Li pritet që të jetë kryeministri i radhës.

Më shumë se 2200 delegatë po marrin pjesë në takimin e partisë në Pekin, parti kjo që e kontrollon ekonominë e dytë më të madhe në botë.
XS
SM
MD
LG