Ndërlidhjet

logo-print

Nga sulmet në Afganistan vriten 18 njerëz


Pamje pas sulmit të sotëm në Kandahar

Pamje pas sulmit të sotëm në Kandahar

Zyrtarët thonë se të paktën 18 njerëz janë vrarë sot në tri sulme të ndara në Afganistan.

Policia thotë se 10 civilë, përfshirë gra dhe një fëmijë, janë vrarë kur vetura e tyre hasi në një bombë në rrugë. Ata ishin nisur për të shkuar në një dasmë në provincën jugore Helmand.

Ndërkohë, në provincën lindore Laghman, një kovoj i ushtrisë ra në një minë. Pesë ushtarë u vrarë në këtë incident, në afërsi të Mehtarlamit.

Njoftohet se sot edhe tre oficerë të policisë u vranë kur një bombardues vetëvrasës detonoi biçikletën e tij me eksplozivë në një pikëkontrolli të policisë në qytetin e Kandaharit.

Sulmet po ndodhin në një kohë kur forcat afgane po i marrin përsipër përgjegjësitë për sigurinë e vendit, përderisa forcat ndërkombëtare po përgatiten ta lëshojnë vendin deri në vitin 2014.
XS
SM
MD
LG